Për t’i mbrojtur nga alergjitë, ushqeni fëmijët me ushqime të forta që nga muaji i katërt

PUBLIKUAR

Një studim i ri, zbulon se fëmijët që hanë ushqime të forta që nga muaji i katërt i jetës, kanë më pak mundësi të përfitojnë alergji.

Ushqimi i fëmijëve me ushqime që shkaktojnë alergji direkte – si vezët apo kikirikët – janë ndihmës të mirë, që të shmangen alergjitë e fëmijërisë, apo më vonë gjatë jetës.

Ky sugjerim bien në kundërshtim me këshillat e tanishme, se fëmijët nuk duhet të ushqehen me ushqime të forta, para se të kenë gjysmë viti jetë, transmeton Telegrafi.

Akademia e Pediatërve Amerikan kërkon nga prindërit, t’i ushqejnë fëmijët me ushqime të forta, që nga muaji i katërt i jetës, varësisht se sa mund të përpijnë.

Por, me çfarë duhet të ushqehen këta fëmijë?

Filloni me drithëra, perime të verdha e portokalli dhe pemë. Shtoni ushqime që shkaktojnë alergji, por në doza të vogla si qumësht, soja dhe ve.

Provoni ushqime të tjera që keni në shtëpi, duke u kujdesur për freskinë e tyre.

Pas disa ditësh ushqimi, shtojeni sasinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Alergjitë dhe stina e lindjes: A tregon sezoni i vitit rrezikun për probleme alergjike?

Stina e vitit në të cilën lindim nuk është vetëm një fakt i rastësishëm...

Pse është mirë të bisedosh me vetveten – sekreti i vogël i mendjes së qetë

Ekspertët konsiderojnë që çdo personi i është e domosdoshme “biseda me vetveten” dhe vendosja...

Mos u digjni nga pakujdesia: Gjashtë gabime që e bëjnë të kotë sprejin kundër diellit

Dermatologët shpjegojnë pse vetëm spërkatja nuk mjafton dhe si ta përdorni sprejin me SPF...