Për tetë javë i ka hequr 14 kilogramë: Mel Gibson ka zbuluar se si ka arritur të dobësohet dhe të kthehet në formë!

PUBLIKUAR

Shumica e adhuruesve të personazheve dhe veprave të tij kanë mbetur gojëhapur kur para disa muajve është shfaqur në publik.

Në fillim të vitit aktori holivudian Mel Gibson është fotografuar në dalje nga supermarketi i shoqëruar nga partnerja e vet 35 vjeç më e re, Rosalinda Ros, me të cilën ka djalin Lars Gerardin. Shumë shpejt u bë temë e tabloidëve botërorë, të cilët e kanë komentuar dukjen e tij të lënë pas dore, ndërsa është theksuar dukshëm stomaku i madh, të cilin aktori i famshëm kurrë nuk e ka pasur më parë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, aktualisht e shohim transformimin e tij, falë një eksperteje e cila gjithsesi e njeh mirë punën e vet. Në të vërtetë, Mel Gibson para disa ditësh ka arritur në Australi, në kërkim të lokacionit ideal për xhirimin e filmit të tij të ri.

Gjatë një darke jozyrtare në një restorant në Sidney, afër tij shëtiste Samantha Jackson, nutricioniste dhe aktiviste e jetës së shëndetshme. Samanta atëherë kishte thënë që mund t’i ndihmojë dhe bashkëpunimi menjëherë filloi.

“Kemi biseduar çdo ditë, madje shumë herë. Kemi këmbyer më shumë se 30 porosi, ndërsa disa herë në javë kemi biseduar nëpërmjet videos. Mel Gibson është i kënaqur që ka humbur madje 27 centimetra në bel”, ka thënë për mediat e huaja nutricionistja e famshme, e cila i ka ndihmuar yllit holivudian.

Për ndryshimin për një revistë ka treguar edhe vetë aktori: “I jam frikësuar faktit që asgjë nuk mund të ndryshoj. Tani po mund t’i vesh rrobat e mia të mëparshme dhe shpina më nuk më dhemb. Po fle gjumë shumë më mirë. E gjitha kjo ishte një magji e vërtetë. Ndihem shumë mirë dhe shëndetshëm”.

Pastaj ka zbuluar që ka ngrënë shumë shpesh, mirëpo ushqim më të mirë dhe më cilësor dhe ka pirë lëngje proteinash pas pothuajse çdo racioni. Krahas kësaj ka filluar edhe të bëj stërvitje.

Gibson ka thënë edhe se çfarë ka ngrënë më së shpeshti:

Kafjall: omëletë me domate dhe djathë, pastaj shejk proteinash.
Drekë: mish pule në skarë, shpargull, brokoli, bizele, dhe në fund shejk proteinash.
Darka: salmon i pjekur, patate të ziera dhe sallatë të gjelbër.

Duke iu përmbajtur saktësisht udhëzimeve, 62-vjeçari për vetëm tetë javë ka humbur 14 kilogramë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...