Për të jetuar më gjatë, konsultohuni gjithmonë me të njëjtin doktor

PUBLIKUAR

Sipas hulumtimeve të reja, konsultimi me të njëjtin doktor vërtet se është “çështje jetë a vdekje”.

Kjo pasi që këto hulumtime kanë konstatuar se pacientët që konsultohen me të njëjtin doktor përgjatë viteve kanë shkallë më të ulët të vdekjes, transmeton Telegrafi.

Studimi, i cili është publikuar në ‘BMJ Open’, është analiza e parë sistematike mbi lidhjen mes shkallës së vdekjes dhe konsultimit të vazhdueshëm me të njëjtin doktor.

Për të ardhur në këto konstatime, hulumtuesit i kanë analizuar të gjitha dëshmitë e mundshme të kësaj fushe.

Denis Pereira Gray, njëri nga hulumtuesit, ka cekur se pacientët për një kohë të gjatë e kanë ditur se ka rëndësi fakti se cilin doktor e vizitojnë dhe si komunikojnë me të.

Ndërsa hulumtuesit kanë treguar se konsultimi me të njëjtin doktor shpie në komunikim më të mirë, në kënaqësi të pacientit, etj.

Ky efekt aplikohet përgjatë kulturave të ndryshme, dhe është i vërtetë edhe për specialistët, duke përfshirë psikiatrit dhe kirurgët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...