Për për 6 muaj në Lipjan u shpenzuan 77.60% e buxhetit (VIDEO)

PUBLIKUAR

Drejtori për Buxhet dhe Finaca, Shkelzen Hajdini, ka elaboruar raportin gjashtëmujor të shpenzimeve dhe të hyrave. Ai ka theksuar se buxheti i alokuar në periudhen raportuese nga 7, 481,618.41 euro është shpenzuar 5,806,021.61 euro ose shrehur në përgjindje 77.60%.
Nga kjo shumë për paga dhe mëditje janë shpenzuar 4,378,636.68 euro ose 101.21%, për mallra dhe shërbime 298,467.89 euro ose 47.70%, për shpenzime komunale 73,605.77 euro ose 65.74%, për subvencione dhe transfere 133,777.00 euro ose 55.43% dhe shpenzime kapitale 921,534.27 euro ose 42.31%.
Realizimi i të hyrave vetanake gjatë gjashtëmujorit të parë vitit 2016 në krahasim me planifikimin e të hyrave vetanake, është arritur përqindja e kënaqshme e realizimit rreth 50% në raport me planifikimin. Ndërsa, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar inkasimi i të hyrave vetanake është 15.96% më i lartë, është Hajdini.
Në këtë rast, vlenë të theksohet vlerësimi pozitiv i opozitës sa i përket shpenzimeve të buxhetit nga ana e ekzekutivit të Komunës.

Po ashtu Kuvendi gjatë kësaj seance ka miratuar edhe Propozim Rregulloren për Shërbimet Publike dhe Rendin Komunal, Propozimi Vendimin për caktimin e lokacionit për Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku”, paralelja e ndarë fizike në Gllogovc, Propozim Vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare Bashkësisë Islame në Lipjan, Propozim Vendim për dhënien në shfrytëzim të tokës pasuri – shoqërore e KK Lipjan, Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Baicë, Propozim Vendim për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Lipjanit. Kuvendi po ashtu ka dikutuar edhe punën e Komiteteve dhe Komisioneve Funksionale.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...