Për gjashtë muaj humbin punën 35 mijë veta në Bosnjë

PUBLIKUAR

p-euml-r-gjasht-euml-muaj-humbin-pun-euml-n-35-mij-euml-veta-n-euml-bosnj-euml_hd

Rreth 35.000 shtetas në Bosnje dhe Hercegovinë kanë humbur vendin e punës në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas statistikave zyrtare të Agjencisë së Punës, 34.605 persona u janë shtuar radhëve të të papunëve në këtë periudhë, çka përbën rreth 5 për qind të totalit të forcës së punës.

Në të njëjtën periudhë kohore kanë gjetur një vend pune rreth 47.500 persona. Gjithsesi, ekspertët mendojnë se pjesa dërrmuese e vendeve të reja të punës janë sezonale ose me një kontratë afatshkurtër në zbatim të projekteve për rehabilitimin e dëmeve nga përmbytjet.

Numri gjithsej i të papunëve në qershor ishte 544.600, kundrejt 557.314 në muajin janar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...