Për gjashtë muaj 929 anëtarë të rinj në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”

PUBLIKUAR

Hivzi_Sulejmani_Library

Gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator interesimi për të lexuar libra është gjithnjë e në rritje, tha librarja e bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë.

Një numër i madh i fëmijëve kishte vërshuar drejt dyerve të bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë. Ata prisnin në rend për të marr librin e tyre të preferuar, Brenda një dhome të vogël, që ishte edhe hapësira e vetme për të lexuar, qëndronin dy vogëlushe të cilat mbanin në dorë librat e tyre të preferuara.

Sipas disa statistika të marra nga librarja e kësaj biblioteke znj. Vjollca Tula Gjatë këtij gjashtë mujorit të fundit 929 ka qenë numri i anëtarëve të rinj, që i bie 100 të anëtarësuar brenda ditës në këtë bibliotekë. Ndërsa 11,117 ka qenë numri i librave të lexuara.

Vera e sivjetme me shifër të madhe lexuesish

Sipas Vjollca Tula librare në këtë bibliotekë është shprehur se muaji korrik dhe gusht, janë muajt ku interesimi për leximin e librave është dyfish më i lartë “Unë gjithmonë kam thënë se nëse të gjithë pushojnë ne punojmë, fluksi i lexueshmëris është gjatë muajit korrik dhe gusht ndërsa qershori është pak më i zbehtë, sepse është mbyllja e notave, testi i maturës mbrëmja kanë angazhime të tjera”.

Të kundërtë e Tulës e thot Sanije Mekuli, librare në degën e Bibliotekës “HivziSylejmani” në Pallatin e Rinisë. Ajo tha se gjatë sezonit të verës në këtë bibliotekë ka rënie të lexueshmërisë, këtë ajo e arsyeton me faktin se studentët përfundojnë provimet dhe zgjedhin mënyra të tjera për të kaluar pushimet. . “Në bibliotekën tonë ka gjithmonë një numër të konsiderueshëm të lexuesve, dhe mjaftë të kënaqur me interesimin e lexuesve, mirëpo tash gjatë sezonit të verës kemi pak rënie. Kjo për arsyen e vetme se shumica e studentëve janë kthyer në shtëpitë e tyre, provimet kanë përfunduar, andaj zgjedhin që muajin korrin dhe gushtë të pushojnë por tash gjatë shtatorit, interesimi rritet prap”. Theksoi Mekuli
Gjatë këtij gjashtë mujori të fundit, këtë bibliotekë e kanë frekuentuar 22256 lexues. Ndërsa391 anëtarët të rinj janë regjistruar.
Muaji qershor ishte muaji kur fluksi i lexuesve është më i madh, sepse gjatë këtij muaji janë edhe provimet. 3489 ka qenë numri në total i lexuesve në sallë, ndërsa gjatë ditës numri I lexuesve ka arritur deri në 180,210240.
Muaji korrik sipas Sanije Mekulit ka qenë me I zbehtë, gjatë këtij muaji numri total i lexuesve në sallë ka qenë 200. Ndërsa Brenda ditës I bie 153540 lexues.

Donjeta Gashi studente e fakultetit të filozofikut, ishte njëra ndër lexueset të cilën e takuam në sallën e kësaj biblioteke. Ajo ishte një lexuese e rregullt këtu, dhe u shpreh se është e kënaqur me ambientin e qetë në këtë bibliotekë, por që duhet të ketë më shumë tituj të rinj të librave. “Unë e frekuentojë vazhdimisht këtë bibliotekë, dhe jam e kënaqur me ambientin e qetë që mbretëron në këtë sallë. Por mendoj që kjo bibliotekë ka nevojë për tituj të rinj, dhe për më shumë literaturë profesionale. Kjo për arsye se ne shpesh herë detyrohemi që librat të cilat kemi për të mësuar për provime duhet ti marrim me vete ngase këtu nuk i gjejmë”.

Ndër të tjera vlen të theksohet që biblioteka “Hivzi Sylejmani”, është në pritje të objektit të ri në lagjen Dardania afër shkollës Xhemajl Mustafa. Majlinda Vitia /Infodirekt.tv/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...