Për çdo orë që vraponi, ju mund të jetoni shtatë orë më shumë

PUBLIKUAR

Studimet e fundit kanë treguar se vrapimi jo vetëm që është i mahnitshëm për ta mbajtur formën e trupit, për përmirësimin e disponimit dhe përmirësimin e epshit seksual, por edhe për zgjatjen e jetëgjatësisë.

Sipas studimit të ri nga Universiteti Shtetëror i Iowas, vrapimi për vetëm një orë mund t’jua zgjatë jetën deri në shtatë orë, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se personat të cilët vrapojnë rregullisht jetojnë përafërsisht tri vite më gjatë se personat të cilët nuk vrapojnë – dhe kjo mbetet e vërtetë edhe nëse vrapuesit konsumojnë alkool, duhan apo janë mbipeshë.

Hulumtuesit pohojnë se vrapimi për 60 minuta në javë është mënyra më efektive për zgjatjen e jetëgjatësisë. Pra, nuk ka fare rëndësi se sa gjatë apo sa shpejtë vraponi, dhe gjithashtu rreziku i vdekjes së parakohshme reduktohet deri në 40 për qind posa të filloni vrapimin.

Në krahasim me këto shifra, ecja dhe çiklizmi supozohen ta zvogëlojnë atë rrezik për vetëm 12 për qind.

Pra, nëse veç dëshironi të jetoni tri vite më gjatë, është mirë t’i pastroni këpucët e vrapimit dhe t’ia filloni vrapit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...