Pentagoni zhvillon hetime lidhur me pagesën e Flynnit në Rusi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Inspektori i përgjithshëm i Pentagonit i ka filluar hetimet lidhur me çështjen nëse Michael Flynn, ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, ka marrë para nga Rusia, pa miratimin e autoriteteve përkatëse amerikane, kanë thënë mbrëmë demokratët në Dhomën Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara.

Flynn ishte paguar 45 mijë dollarë amerikanë nga rrjeti televiziv rus RT, gjatë udhëtimit të tij në Moskë në vitin 2015, pasi ishte shkarkuar nga posti i drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës të Mbrojtjes dhe ishte pensionuar në gradën gjeneral në ushtrinë amerikane.

Ligjvënësit thanë këtë javë se me gjasë Flynn e ka shkelur ligjin pasi ka dështuar që të kërkoj leje për të marrë pagesë nga rrjeti RT, për pjesëmarrje dhe fjalim të tij në një ceremoni, ku ishte ulur afër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Demokratët i kanë publikuar dokumentet e Departamentit të mbrojtjes ku thuhet se Pentagoni nuk ka dëshmi se Flynn kishte kërkuar leje për marrje të fondeve të jashtme, përkundër vërejtjes në vitin 2014 për të mos marrë pagesa të tilla.

Robert Kelner, avokati i Flynnit, tha se klienti i tij i ka dhënë Pentagonit “informacion dhe dokumente” të nevojshme për vizitën në Moskë. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...