Pentagoni se ka vrarë 50 mijë luftetarë të ISIS’it

PUBLIKUAR

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, që po lufton në Irak, ka vrarë së paku 50 mijë militantë të Shtetit Islamik prej vitit 2014, kanë njoftuar zyrtarë të Pentagonit më 8 dhjetor

Koalicioni ka kryer 16 mijë sulme ajrore në Irak dhe Siri derisa ka trajnuar dhe armatosur luftetarët vendor që gjithashtu po luftojnë kundër IS-it.

Zyrtarët kanë thënë se fushata ajrore ka qenë metoda më e mirë në evitimin e viktimave civile, pasi ata kanë përdorur në mënyrë ekskluzive “bombat e zgjuara” që në mënyrë precize godasin caqet, me pak dëm kolateral.

Numri i civilëve të vrarë si pasojë e sulmeve të koalicionit është 173, ndonëse kritikët thonë se numri i vërtetë është shumë më i madhë.

Zyrtarët thonë se koalicioni ka dobësuar aq shumë IS-in sa që grupi tani po shfrytëzon luftetarë adoleshentë që të mbrojnë Mosulin dhe Rakan.

“Derisa kjo përpjekje vazhdon çdo ditë, Daesh (IS) ka çdoherë më pak luftetarë dhe më pak burime në dispozicion”, ka thënë zëdhënësi i koalicionit, Koloneli John Dorrian.

Ai ka shtuar se IS-it duket që nuk i kanë mbetur vetura të blinduara për të kryer sulme vetvrasëse me bomba./REL/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...