Pentagoni: Raketa verikoreane ishte balistike ndërkontinentale

PUBLIKUAR

Pentagoni tregoi çfarë rakete lansoi dje Koreja Veriore.

Koreja Veriore mbrëmë e ka lansuar një raketë balistike, që ishte e fundit në serinë e lansimeve, të cilat i kanë ngritur tensionet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët amerikanë në rajon.

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara tha se e ka detektuar dhe gjurmuar lansimin e raketës nga Sain Ni në Korenë Veriore, e cila ka udhëtuar afro 1 mijë kilometra, para se të ateronte në Detin e Japonisë.

Pentagoni tha se vlerësimi fillestar është se kjo ishte raketë balistike ndërkontinentale.

“Përkushtimi ynë për mbrojtjen e aleatëve tanë… në ballafaqim me këto kërcënime, mbetet i çeliktë”, thuhet në kumtesën e Pentagonit.

Duke folur për këtë lansim të raketës, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “është situatë me të cilën ne do të merremi”. Ai nuk ka elabourar më /rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...