Pentagoni: Polonia nuk është gati për një bazë të përhershme amerikane

PUBLIKUAR

Polonia nuk është ende gati që të presë një bazë amerikane ushtarake të përhershme, vlerësoi sot një përgjegjës amerikan i Ushtrisë Tokësore në Pentagon, një ditë pas ofertës së presidentit polak, Andrzej Duda për të ngritur “Fort Trump” (Fortesa Trump) në vendin e tij.

Zëvendësministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper njoftoi se gjatë vizitës së tij të fundit në Poloni, janarin e kaluar, ai kishte vërejtur se hapësirat e propozuara nga qeveria polake nuk ishin mjaftueshëm të mëdha për të mundësuar një stërvitje të përshtatshme për ushtarët amerikanë, kryesisht për artilerinë, përcjell Atsh.

Gjatë një takimi të martën me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Duda i kishte propozuar dy miliardë dollarë SHBA-së për të vendosur një bazë ushtarake të përhershme në vendin e tij, një iniciativë që mund të krijojë përçarje në NATO, ku Polonia është anëtare, por gjithashtu të rrisë edhe më shumë tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...