Pentagoni: IS-i ka humbur afro gjysmën e territorit në Irak

PUBLIKUAR

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka humbur 45% të territorit, që dikur e kishte nën kontroll në Irak, ndërsa në Siri ka humbur afro 20% të territorit, ka thënë mbrëmë vonë zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe Irakut vazhdimisht kanë theksuar se si grupi ekstremist, Shteti Islamik, është tërhequr gjatë javëve të fundit, megjithëqë pjesëtarët e tij kanë ndërmarrë sulme vdekjeprurëse kundër caqeve civile në Bagdad dhe në vendbanimet e tjera.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se Shteti Islamik, po ashtu, ka humbur sasi të rëndësishme të parave të gatshme dhe të rezervave të naftës, të cilat vazhdimisht ishin në shënjestër të sulmeve ajrore amerikane.

Prej fillimit të këtij viti, Shteti Islamik e ka humbur kontrollin në qytetet Ramadi dhe Heet, ndërsa e ka mbajtur kontrollin në Falluxha dhe Mosul, që është qyteti i dytë më i madh në Irak, transmeton Evropa e Lirë.

Gjatë vitit 2014, grupi ekstremist, Shteti Islamik, krijoi përfitime fillestare të shpejta duke okupuar territore të mëdha në Irak dhe Siri.

SHIKO MË SHUMË

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...

Moti sot

Sot 18 gusht, moti do të jetë me diell, ndërsa në disa zona mund...

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...