Pentagoni blen dy Air Force One të rinj

PUBLIKUAR

Kompania e prodhimit të avionëve “Boeing” dhe Pentagoni arritën sot një marrëveshje mbi avionët e ardhshëm presidencialë amerikanë “Air Force One”, pas shumë muajsh negociatash, njoftoi sot një zëdhënëse e kompanisë.

“Ushtria e Ajrit i porositi dy 747-8 Boeing-ut”, njoftoi zëdhënësja pa dhënë detaje për çmimin.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte kundërshtuar vitin e kaluar vlerën që ai e gjykon të papranueshme për pajisjet që do të zëvendësojnë ato që përdoren aktualisht.

Por një zgjidhje u gjet gjatë verës. Sipas një burimi pranë kësaj dosje, “Boeing” i kishte propozuar Ushtrisë së Ajrit t’i shiste dy modele 747-8 fillimisht me destiancion kompaninë ajrore ruse, “Transaero” që falimentoi.

Një model 747-8 në version civil shitet rreth 390 milionë dollarë sipas çmimit të katalogut por vlera e tij ndryshon ndjeshëm sipas teknologjive që shtohen dhe uljeve që bëhen gjatë negocimit.

“Boeing” do të transformojë dy avionët 747-8 në avionë presidencialë, duke shtuar kryesisht sisteme të sigurisë dhe teknologji të fjalës së fundit për t’iu përgjigjur nevojave të Ministrisë së Mbrojtjes, përcjell Atsh.

“Air Force One”, që merr këtë emër kur presidenti është në bord, i mundëson atij të ushtrojë të gjitha funksionet e mandatit të tij gjatë kohës që është në fluturim, përfshirë këtu edhe lëshimin e një sulmi bërthamor.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...