Në bibliotekën në qendër të Lipjanit është organizuar një koktej nga , Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Basri Hashani.
Ky koktej u organizua me rasin e pensionimit të punëtorit Ahmet Karrameta, Karrameta ishte përgjegjës në bibliotekën e qytetit të Lipjanit dhe punëtor që nga viti 1973.
“Kolegu Ahmet Karrameta i ka krye punët sipas obligimeve në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ka qenë i mirë me të gjithë kolegët. Mendoj që e ka merituar t’i organizohet një koktej solemn”, u shpreh për portalin Lipjani.com Drejtori i DRSK-ës, Basri Hashani.
Në këtë koktej ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Lipjanit, Sefer Tasholli./LipjaniNews/


