Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi kanë penguar zyrtarët e KEDS-it në shkyçjen e energjisë elektrike në fshatin Dobërdol të Podujevës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe është konfiskuar një karikator i zbrazët i AK/47.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


