Pence takon liderët e BE-së dhe NATO-s

PUBLIKUAR

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, do të takojë sot liderët e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, për t’i siguruar ata për angazhimin e SHBA-së në Evropë.

Pence do të takojë shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pence ka arritur në Bruksel të dielën, pasi ka ndjekur Konferencën për Sigurinë në Mynih.

“Shtetet e Bashkuara janë dhe do të jenë gjithmonë aleati juaj më i madh”, ka thënë Pence në këtë konferencë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shqetësuar aleatët me kritikat e tij për NATO-n, me mbështetjen e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe me lëvdatat për presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Evropa e Lirë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...