Pelosi: S’ka buxhet për murin me Meksikën

PUBLIKUAR

Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi tha se nuk do të ketë buxhet për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, kerkësë kjo e presidentit amerikan Donald Trump.

Komentet e demokrates Pelosi, bëhen në kohën kur po vazhdojnë bisedimet ndërmjet republikanëve dhe demokratëve në përpjepje për arritjen e ujdie që do t’i jepte fund mosmarrëveshjeve rreth buxhetit të vitit 2019.

Ndërkaq presidenti Trump duke komentuar deklaratën e Pelosit tha se marrëveshja “nuk do të funksionojë pa murin”.

Presidenti Trump kërkon 5.7 miliardë dollar për ndërtimin e murit.

Komiteti dypartiak do të duhej të përfundonte punën rreth datës 10 shkurt në mënyrë që të përmbushin afatin, për të cilin presidenti Trump dhe përfaqësuesit demokrat u pajtuan në mënyrë që t’i japin fund mbylljes së Qeverisë.

Qeveria amerikane ishte e mbyllur për 35 ditë, më së gjati në historinë e SHBA-së.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje, presidenti Trump ka thënë se ai prap do ta mbyllë Qeverinë ose do të shpallë gjendjen e emergjencës, një masë kjo që do t’i mundësonte financimin e murit në kufirin me Meksikën edhe pa miratimin e Kongresit./rel

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...