Pejë, rrihet me gruan dhe vjehrrën më pas ia vë zjarrin shtëpisë

PUBLIKUAR

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se të enjten në Pejë, i dyshuari mashkull është përleshur fizikisht me gruan dhe vjehrrën. Më pas ia kishte vënë zjarrin shtëpisë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ky incident janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Express.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pejë 22.06.2017-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuarat femra K-Shqiptare (bashkëshorten e vet dhe vjehrrën e tij) janë përleshur në mes veti duke i shkaktuar lëndime njërit-tjetrit, dhe pastaj i dyshuari i kishte vënë zjarrin shtëpisë dhe kishte kanosur se do ta djeg edhe banesën që kanë në Pejë. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vend ngjarje  dhe kanë lokalizuar-shuar zjarrin edhe pse janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...