Pedri: “Kjo që po përjetoj është vërtet çmenduri”

PUBLIKUAR

Pedri është një nga zbulimet më të mëdha të këtij viti. T

alenti 18-vjeçar po shkëlqen me Barcelonën dhe Spanjën dhe ka bërë gjëra të jashtëzakonshme këtë sezon.

Vetë talenti ka folur së fundmi dhe tregon si ndihet në fushë dhe si po e përballon këtë sukses të madh, që ka ardhur brenda pak muajsh.

“Gjithçka po ndodh shumë shpejt. Ditë pas dite e kuptoj që po ndihmoj te Barcelona, në ekipin kombëtar dhe tani në Lojërat Olimpike me Spanjën”, u shpreh ai.

Kur jam në fushë është si të argëtohem me shokët e mi në fushë. Mundohem të qëndroj i qetë dhe nëse nuk është e lehtë gjithçka që po kaloj. Çdo gjë që po përjetoj është vërtet çmenduri”.

Pedri ishte zbulimi i sezonit në La Liga, derisa u vlerësua si mesfushori i ri më i mirë në Kmaponatin Evropian.

Askush nuk e priste, por si 17-vjecar, ai nisi të jetë titullar i padiskutueshëm te Barcelona, i cili e mbylli sezonin debutues me 52 paraqitje, ka shënuar edhe katër gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...