Pedri e ka befasuar Koemanin

PUBLIKUAR

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, ka vetëm fjalë të mira për Pedrin.

18-vjeçari është shndërruar në titullar të padiskutueshëm nën urdhëratë e Koeman, që madje e ka lënë në stol edhe blerjen 60-milionëshe, Miralem Pjanic.

Pedri deri më tani ka bërë 19 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.

“Ajo çfarë Ansu Fati dhe Pedri kanë bërë në moshën 17 e 18 vjeçare në një ekip të madh si Barcelona, është diçka shumë e madhe”, tha Koeman.

“Pedri ka ardhur nga Las Palmas shumë i ri dhe tashmë po luan kundër ekipeve si Real Madrid dhe Juventus, po bën punë fantastike”. “Pedri e ka fituar një vend në 11-she falë punës së palodhshme në stërvitje. Ai ka treguar se sa lojtar i mirë është dhe se është në gjendje të luajë në një ekip si Barcelona”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...