PDK: Vazhdimësi e shkeljeve ligjore dhe papërgjegjsi totale e DKA-së në Lipjan

PUBLIKUAR

PDK-ja në Lipjan ka hedhur kritika ndaj Drejtorisë së Arsimit në Lipjan duke thënë se shkeljet ligjore si në zgjedhje të drejtorëve të shkollave, pranimin e kuadrit arsimor duke përfshirë edhe transparencën publike me qytetarë.

Sipas PDK-së shkelje ligjore që bënë DKA-ja në Lipjan është fakti që pranon mësimdhënes për 6 orë mësimore kur është e ditur se në shkollat tona kemi mësimdhënës të cilet kanë mungesë të orëve.

Komunikata e plotë nga PDK-Lipjan…

Drejtoria e arsimit në komunën tonë nuk ka të ndalur me shkeljet ligjore si në zgjedhje të drejtorëve të shkollave, pranimin e kuadrit arsimor duke përfshirë edhe transparencën publike me qytetarë.
Ne po shtrojmë një çështje për qytetaret e komunës sonë duke vështruar gjendjen në rishpalljen e disa pozitave të drejtorëve të shkollave edhe pse të cilët ka disa muaj se janë zgjedhur dhe ushtrojnë detyrën e drejtorit të shkollës “a thua pse ndodhë kjo, a thua mos kjo drejtori do të shkoj në thënjen e popullit: e treta e vërteta”.
Ju rikujtojmë se reagimi i Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan vendosi në pah të gjitha shkeljet ligjore në procedurat e zgjedhjes së drejtorëve me vërtetime të paçertifikuar në udhëheqje në arsim.
Gjithashtu si shkelje ligjore që bënë DKA-ja në Lipjan është fakti që pranon mësimdhënes për 6 orë mësimore kur është e ditur se në shkollat tona kemi mësimdhënës të cilet kanë mungesë të orëve.
A thua pse ndodhë kjo, me siguri hapja e vendeve te reja të punës, “populli thotë gënjeshtra i ka këmbet e shkurtëra”
Po ashtu edhe në informimin publik të qytetarëve dhe transparenca pubilke në konkurset në webfaqe të komunës, të cilat publikohen vetëm pas mbylljes së konkursit.
Ne po ju sjellim disa renditje se si i mbanë të informuar qytetaret kjo komunë në shpalljet e konkurseve, vetëm shiqoni çfarë renditje ka. (sic), thuhet në fund./LipjaniNews

16938530_1852252655029985_4159645051442991449_n16938938_1852252668363317_4796214682294984489_n16939561_1852252665029984_6089601861375990160_n

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...