PDK: Të mos bartet debati nga Parlamenti në sheshe

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës thekson se respekton të drejtën ligjore, kushtetuese dhe demokratike të qytetarëve për të protestuar, por, për PDK-në, janë të papranueshme thirrjet kërcënuese dhe ultimative ndaj institucioneve legjitime.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një umtese, shpreh keqardhje për thirrjet që debatet nga Parlamenti të barten në sheshe, ngase paraqesin rrezik për funksionimin e demokracisë.

“Aktet e dhunës ndaj institucioneve, policisë së Kosovës, pronës private, si dhe sulmet fizike ndaj qytetarëve që nuk i janë bashkuar protestës, janë krejtësisht të papranueshme. Njëherësh, PDK dënon ashpër sulmet edhe ndaj gazetarëve”.

“PDK, po ashtu, konsideron se deklaratat e papërgjegjshme të çdo ministri që nxisin tensione ndëretnike, janë të papranueshme për realitetin e ri politik”, thuhet në kumtesë.

“Partia Demokratike e Kosovës dënon sulmet ndaj përfaqësive diplomatike, e që po këto përfaqësi janë prej shteteve të para që kanë njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

“Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës që të kenë besim në institucionet kushtetuese, ku është vendi të shtrohen dhe zgjidhen të gjitha pakënaqësitë e qytetarëve”.

“PDK kërkon nga partitë politike parlamentare që të reflektojnë përgjegjësi publike ndaj qytetarëve dhe institucioneve, dhe të shmangen nga keqpërdorimi i pakënaqësive reale të qytetarëve me qëllim të përfitimeve politike”, thuhet në fund të kumtesës

SHIKO MË SHUMË

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka komentuar rëndësinë e barazisë mes vajzave dhe...

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka...

Drejtorit të spitalit të Mitrovicës i caktohet masa e arrestit shtëpiak – u arrestua për dhunë ndaj gruas

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak drejtorit të Spitalit...