Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka komentuar rëndësinë e barazisë mes vajzave dhe djemve në familje, duke theksuar se prindërit duhet t’u sigurojnë vajzave pronë njësoj si djemve.

Musliu ka kritikuar mentalitetin ku, sipas tij, prindërit investojnë më shumë në të ardhmen e djemve, duke u blerë vetura, duke u ndërtuar shtëpi apo duke u siguruar banesa, ndërsa vajzat shpesh mbesin jashtë këtyre përfitimeve.

“Ju femnat duhet me pas pronë. Babës kur ia fal zoti vajzën, ai duhet me mendu për pronën e saj sikur për djalin. Jo te na është një mendësi që djalit me ia ble Mercedesin, me ia mbaru shtëpinë, me ia ble banesën, me ia bërë të gjitha. E për vajzën një pjesë e madhe nuk mendon. Ata të dy janë evlatë të njëjtë”, ka deklaruar Musliu.

Ai ka përmendur edhe një thënie profetike për rëndësinë e rritjes së vajzave me dinjitet dhe përkushtim.

“Madje, Pejgamberi ka thënë se kush i rrit dy vajza me nderë, e ka xhenetin e sigurt”, ka thënë Musliu.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka...

Drejtorit të spitalit të Mitrovicës i caktohet masa e arrestit shtëpiak – u arrestua për dhunë ndaj gruas

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak drejtorit të Spitalit...

Këto zona të Kosovës do të mbesin sot pa energji elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...