PDK rrezikon ta humbë Drenicën

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës rrezikon ta humbë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare bastionin më të fuqishëm elektoral, Drenicën. Kjo vjen pas vërtetimit të dënimeve nga Gjykata për figurat kryesore të kësaj partie nga ky rajon

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) rrezikon që ta humbë bastionin kryesor që nga paslufta, Drenicën, nëse figurat kryesore politike nga ky rajon nuk e mbështesin në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Një rrëshqitje e tillë e votave nga partia më e madhe në vend, në bastionin më të fuqishëm të PDK-së, sipas analistëve politik, mund të ndodhë pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit me të cilin u vërtetohet dënimi për krime lufte  ish- komandantit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ish- deputetit të PDK-së Fadil Demaku dhe tre vëllëzerve të tij, Nexhat, Jahir e Zeqir Demaku.

Pas këtij vendimi të Gjykatës, Fadil Demaku ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, ndërsa vëllai i tij, Nexhati, nga pozita e kryetarit të Komunës së Drenasit, me ç’rast kjo e fundit do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...