PDK: Rreth-rrotullimin tek udhëkryqi Lipjan-Magurë-Shtime është projekt i PDK-së i viti 2012

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

PDK-ja Lipjan përmes një komunikate thotë se fillimi i ndërtimit të rreth-rrotullimit sot tek udhëkryqi Lipjan-Magurë-Shtime ishte paraparë në programin zhvillimor të PDK së në vitin 2012 ,për rregullimin e infrastrukturës rrugore e që ishte mbështetur për realizim të përbashkët ,nga ish- Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota dhe ish kryetari I komunës së Lipjanit Shukri Buja.
Ish Ministri Mujota dhe kompetent e komunës së Lipjanit këtë projekt që atëherë e kishin vlerësua si shumë i rëndësishëm ,i domosdoshëm dhe i rëndësie të veçantë për të gjithë ngasësit në këtë pjesë rrugore, thotë PDK-ja.

PDK gjithashtu shkruan:

Realizimi i këtij projekti ishte publikuar në faqen zyrtare të komunës në tetor 2012:

Ku thuhet se:

Së shpejti do të filloj ndërtimi i rreth –rrotullimit në aksin rrugor Prishtinë-Shtime-Prizren dhe Lipjan-Aeroport – 15 tetor 2012
Këto ditë pritet të fillojë ndërtimi i rreth-rrotullimit në aksin rrugor Prishtinë-Shtime-Prizren dhe Lipjan-Aeroport, për shkak se ky udhëkryq vlerësohet të jetë njëri ndër 3 pikat më të rrezikshme në rrugët e Kosovës
Këto ditë pritet të fillojë ndërtimi i rreth-rrotullimit në aksin rrugor Prishtinë-Shtime-Prizren dhe Lipjan-Aeroport, për shkak se ky udhëkryq vlerësohet të jetë njëri ndër 3 pikat më të rrezikshme në rrugët e Kosovës. Investitor i këtij projekti është Ministria e Infrastrukturës, me një shumë prej 150 mijë eurove. Në komunën e Lipjanit, edhe pse infrastruktura rrugore, vitet e fundit, është rregulluar në një masë të madhe, prapë se prapë një gjendje e rrezikshme paraqitet sidomos në udhëkryqet e rrugëve rajonale dhe magjistrale të kësaj komune, ndërsa njëra ndër pikat që numërohet si më e rrezikshme është ajo në udhëkryqin e rrugës magjistrale Prishtinë-Shtime-Prizren dhe Lipjan-aeroport. Kështu tha, ditë më parë, ministri në Ministrinë e Infrastrukturës, Fehmi Mujota, me rastin e vlerësimit të gjendjes në këtë udhëkryq. “Mund të ju konfirmoj se bashkë me kryetarin kemi përcaktuar edhe një pikë tjetër me prioritet për investim në komunën e Lipjanit që ka të bëjë me sigurinë në komunikacion: është rreth rrotullimi që lidh rrugën Prishtinë-Shtime dhe Suharekën -Prizrenin, natyrisht edhe rrugën me aeroportin ndërkombëtarë si dhe hyrjen në qytetin e Lipjanit,një rrugë që ka një qarkullim të madh dhe herë -herë ka pasur raste të aksidenteve të cilat kanë ngritur mobilizimin e ministrisë dhe ekspertëve tanë që të bëjnë një investim dhe ta zgjidhin këtë problem. i premtova kryetarit se ky investim do të ndodh këtë vit dhe inxhinierët kanë ofruar zgjidhjen teknike më të mirë dhe përfundimisht po e heqim edhe një problem që ka të bëjë me sigurinë”. Ndërkaq, kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, tha se ky rreth-rrotullim patjetër duhet të rregullohet në mënyrë që qytetarët të mos jenë të rrezikuar sikur deri më tani.“Vizituam pikën mjaftë të rrezikshme në komunën e Lipjanit në hyrje të qytetit e cila lidh Prishtinën me Shtimen dhe Prizrenin është një rrugë shumë e frekuentuese është një udhëkryq që vie edhe nga aeroporti në drejtim të Lipjanit në të cilën ka pas mjaftë shumë aksidente madje edhe me humbje jete dhe është identifikues si pikë e rrezikshme një ndër 3 pikat në Kosovë të rrezikshme që do të intervenohet nga Ministria dhe shpresojmë apo së paku nga inxhinierët na njoftuan se këto punime do të fillojnë në këtë dy javorësh, do të fillohet të punohet në rreth rrotullim, nuk kemi probleme pronësoro-juridike janë të zgjidhshme sepse janë prona komunale dhe punës do të mund fillojnë shumë shpejtë”.E në anën tjetër, edhe qytetarët realizimin e këtij projekti e shohin si shumë të qëlluar, kështu Avni Azemi banues në lagjen Jeta e Re shprehet.“Mendoj se ky projekt është i qëlluar dhe me vend pasi që frekuentimi i qytetarëve dhe i automjeteve në udhëkryqin Shtime-Lipjan-aeroport –Lipjan dhe Prishtinë –Lipjan, është shumë I ngarkuar dhe kamë të dhëna me fakte se nga qendra e mjekësisë familjare që së paku 5-6 herë në vit bëhen ndeshje vetëm për shkak të mungesës rreth rrotullimit ashtu si e kërkon vend. Ky projekt është shumë I mirë se ardhur sepse dihet se me një projekt të tillë me një rreth rrotullim bëhet qarkullimi i automjeteve dhe I njerëzve në një hapësirë të duhur dhe sigurisht do të vije deri te zvogëlimi i ndeshjeve të komunikacionit.

SHIKO MË SHUMË

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...