PDK: Qeveria Hoti të shkojë në shtëpi, e paaftë për menaxhimin e pandemisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19, raporton Express.

Deputeti nga radhët e kësaj partie, Kujtim Gashi, i ka quajtur Qeverinë Hoti dhe Kurti, pa vizion e ndjeshmëri, duke thënë se janë kthyer në mbytëse të shpresës për qytetarët e vendit.

“Fatkeqësisht ne kemi përjetuar dy qeveri pa vizion dhe pa ndjeshmëri për qytetarët. Dy partitë, LDK-ja dhe VV-ja, që në tetor të vitit të kaluar i mashtruan qytetarët me parulla boshe për qeverisje të shpresës, janë kthyer në mbytëse të shpresës për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se aktualisht vendi ndodhet para një kolapsi dhe kaosi shëndetësor dhe ekonomik dhe se në secilën familje ka frikë se çka do të ndodhë me fatin e secilit.

Ai ka kritikuar qeverinë edhe për masat e fundit për parandalimin e COVID-19 dhe për mos miratimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Ne sot ndodhemi para një kolapsi dhe kaosi shëndetësor dhe ekonomik e në një krizë. Në secilën familje ka frikë se çka do të ndodhë me fatin e secilit. Përderisa vendet evropiane diskutojnë për pako e tretë ose të katërt të rimëkëmbjes, Qeveria pezullojë nismat tona ligjore dhe e la vendin pa asnjë pako të tillë”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka thënë se kjo qeveri duhet të shkoj në shtëpi sa më herët, sepse është e paaftë për të qeverisur dhe për ta menaxhuar pandeminë

“Pra është një qeveri që duhet të shkoj në shtëpi sa më herët – sepse është e paaftë për të qeverisur dhe për ta menaxhuar pandeminë dhe ndihmuar ekonominë”, ka thënë Gashi. /Express

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...