PDK me sqarim për qytetarët lipjanas “Kryesuesja vazhdon lojën e ultë politike në KK të Lipjanit”

PUBLIKUAR

PDK dega në Lipjan është sqaruar rreth seancës së jashtëzakoshme që është mbajt sot në Lipjan, ku kishte vetëm një pikë të rendit të ditës.

Sipas PDK-së, Kryesuesja vazhdon lojën e ultë politike në KK të Lipjanit

“Për katër muaj Kryesuesja në bashkëpunim me kryetarin torturojnë qytetarët dhe opinionin publik me gënjeshtra , manipulime dhe dezinformata kinse opozita nuk ka bërë kërkesë për thirrje të mbledhjes se jashtëzakonshme por vetëm ka njoftua kryesuesen dhe ajo nuk obligohet ta thërras atë dhe as shkresa e MAPL-se nuk e obligon atë”, thotë PDK.

SQARIMI  NGA PDK-Lipjan….

Sqarim për qytetarët lipjanas

Kryesuesja vazhdon lojën e ultë politike në KK të Lipjanit

U bënë gati katër muaj të bllokimit të punës së Kuvendit komunal nga Kryesuesja e KK- së në mënyrë të jashtëligjshme duke shkel rëndë LVL , statutin e komunës si dhe rregulloren e punës së Kuvendit. Kryesuesja me kryeneçësi duke shkel gjithë rregullativën ligjore mban peng të bllokuar KK- në në Lipjan ,duke mos procedua mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga anëtarët e kuvendit nga radhët e PDK-së, AAK-së dhe PSDK-së.Kryesuesja , edhe pas marrjes së shkresës nga MAPL e cila e obligon kryesuesen të thërras mbledhje e jashtëzakonshme ajo injoron këtë fakt dhe dy herë radhazi fton mbledhje te rregulltë të KK- së në të cilat opozita nuk merr pjesë duke i kërkua të procedoj mbledhjen e jashtëzakonshme. Për katër muaj Kryesuesja në bashkëpunim me kryetarin torturojnë qytetarët dhe opinionin publik me gënjeshtra , manipulime dhe dezinformata kinse opozita nuk ka bërë kërkesë për thirrje të mbledhjes se jashtëzakonshme por vetëm ka njoftua kryesuesen dhe ajo nuk obligohet ta thërras atë dhe as shkresa e MAPL-se nuk e obligon atë . Por çka ndodhi te martën qe detyroi kryesuesen ta ftoj mbledhjen e jashtëzakonshme sipas kërkesës së 13 anëtarëve të opozitës me të vetmen pikë të rendit të ditës “Votëbesimi i KK -se së Lipjanit” Në mënyrë tinzarë mashtruese siç e kan zakon të mëshifen nën petkun e pushtetit , pas largimit të dy anëtarëve të Kuvendit nga radhët e PDK-së jashtë vendit , njëri për nevoja shëndetësore ne kohë prej 4 ditësh e tjetri për nevoja familjare të domosdoshme kohe prej disa kiteve kryesuesja pas 4 muajsh bllokade dhe ngulfatje t\ë Kuvendit thirr mbledhje te jashtëzakonshme duke shfrytezu rastin e mungesës së kuorumit brenda PDK-se vetëm për të ruajtur karrigen e vet . Kjo lojë e ultë vetëm sa i zgjat jetën bllokadës së Kuvendit qëllimshëm duke u shtir se po respekton ligjin e në fakt po ruan karrigen e vet.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...