PDK-Lipjan, nëndegët në Breg të Zi dhe Varigoc, janë stabile dhe funksionale

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan ka reaguar ndaj Partisë Nisma për Kosovën që ka të bëjë me disa nëndegë të kësaj partie në fshatin Bregu i Zi dhe Varigoc.

PDK përmes një komunikate ka thënë se kryesia e PDK-së në Breg të Zi shkrimet dhe veprimet e tilla të këtij subjekti i konsideron motivim për konsum të brendshëm politik dhe tentim për përballim të krizës politike qo po kalon Nisma për Kosovën dhe i ka quajtur të dyja nëndegët si stabile dhe funksionale.

Reagimi i Plotë nga PDK-ja në Lipjan:

Duke u bazuar në komunikatën me shkrim të plasuar në ëeb faqen zyrtare të Partisë Nisma ,rreth tubimit të mbajtur të datës 18.05.2016 me disa qytetar të Bregut të zi dhe pretendimit për shuarjen e këtyre dy nëndegëve dhe kalimin në Nisma ,sqarojmë qytetarët anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së se nuk qëndrojnë në asnjë mënyrë zërat se janë shuar këto dy nëndegë por përkundrazi kemi një mobilizim dhe aktivitet më të fuqishëm për shtrëngimin e radhëve tona e sidomos pas përfundimit me sukses të Konventës së Shtatë Zgjedhore dhe zgjedhjen e z. Kadri Veselit në krye të PDK-së .Të drejtën për të zhvilluar aktivitet politik e ka çdo subjekt politik,por është e pandershme dhe jo njerëzore që të spekuloj dhe të mashtroj opinionin e gjerë duke shantazhuar qytetarët për bindjet e tyre politike për interesa të ngushta personale. Ikjen e elektoratit të Partisë Nisma dhe rirreshtimi në subjektet tjera si dhe shuarja komplet e degëve të këtij subjekti në disa qytete si në Ferizaj,Viti,Podujevë Drenas, kryesia e PDK-së në Breg të Zi shkrimet dhe veprimet e tilla të këtij subjekti i konsideron motivim për konsum të brendshëm politik dhe tentim për përballim te krizës politike qo po kalon Nisma për Kosovën .Në tubimin e mbajtur mbrëmë në shkollën e fshatit Bregu i Zi ,kishte qytetarë nga fshatrat e Ribarit të Madh ,Varigocit Rufci i Ri dhe Godanci i Eperm nga komuna e Shtimes si dhe disa qytetar të fshatit Bregu i Zi ,ndërsa asnjë anëtar i subjektit të PDK-së nuk ishte i pranishëm përpos kryesuesit të këtij tubimi. Andaj shtrohet pyetja si ka mundësi të shuhet nëndega e PDK-së ne Breg të Zi kur nuk ishin fare pjesëmarrës në tubim .Ne anëtarët e kryesisë së PDK-së ,falënderojmë anëtaret tanë për qëndrimin e tyre dinjitoz ,dhe i inkurajojmë të vazhdojnë kështu dhe mos të bien pre provokimeve dhe tentim joshje të disa individëve për interesa personale.
Anëtarësia e PDK-së në këto dy nëndegë vlerëson dhe çmon lartë kontributin e qeverisjes lokale të udhëhequra nga PDK-ja për të gjitha investimet që lehtësuan jetën e qytetarëve të këtij lokaliteti.
Pra ju bëjmë të gjithëve me dije se kryesia e nëndegës së PDK-së,ajo e Rinisë dhe Gruas në Breg të Zi janë shumë stabile dhe aktive në përmbushjen e misionit të tyre partiak e në shërbim të qytetarëve . Është për keqardhje se kjo përpjekje e Nismës ishte blofi i radhës, se anëtarësia e PDK-së e shef si arsyetim për të mbuluar humbjen e territorit politik në gjithë Kosovën.
Thuhet në në mes tjerash në komunikatën për publikun nga nëndega e PDK-së në Breg të Zi./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...