PDK-ja në Lipjan ka reaguar ndaj pushtetit saktësisht ndaj Drejtorit të Arsimit në Lipjan. Siq pretendon PDK-ja për të gjitha këto shkelje procedurale në këtë konkurs për pranimin e drejtorit të shkollës sh.f.m.u ”Nezë Bujani”.
Komunikata Plotë nga PDK-ja Lipjan:
Reagimi i DKA-së, në Lipan, për të arsyetuar shkeljet ligjore, konkretisht të drejtorit komunal, teknologut të ushqimit Rasim Hasani, është injorancë e llojit “padituri totale” të tipit shizofren. Përfundimisht me reagimin e tij, dëshmon që “Ai dhe Arsimi janë botë të ndryshme”. Të lutëm për hirë të opinionit publik që të jenë sa më informuar dhe për informatën tuaj shiko UA- 8/2014 të datës: 25.02.2014, nenin 3 piken 2 “Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit professional për udhëheqje, administrim ose menaxhim”. Dëshmia në foto për Astrit Buja është vërtetim që ka ndjekur kursin dhe jo çertifikatë e diplomimit siç kërkohët në UA…çfarë naiviteti……. Të bashkangjitur gjeni kriterët e përcaktuara në Udhëzim Administrativ për zgjedhjen e drejtoreve në Institucione arsimore..
Për të gjitha këto shkelje procedurale në këtë konkurs për pranimin e drejtorit të shkollës shfmu”Nezë Bujani” në Bujan së shpejti do të japin fjalën përfundimtare organet kompetente ligjore.
Në foto shifet i nënvizuar drejtori i pranuar pa drejtësisht në ceremonin çertifikimit me 20.09.2016 në Gjilan, gjë që deshmon se nuk ka qenë i çertifikuar në momentin kur kur është intervistuar për këtë vend të punës, thuhet në komunikatë nga PDK.



