PDK-Lipjan: Projektet kapitale në kuadër të Kornizës Buxhetore për vitin 2017 janë elektorale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së, z.Lulzim Rrustemi ka prezantuar vërejtjet, zhgënjimet dhe propozimet për kornizën afatmesme buxhetore, duke thënë se kjo kornizë buxhetore ka nevojë te korrigjohet e të plotësohet me qëllim që të përmbush interesat e qytetarëve për një zhvillim më të mirë ekonomik.

“Pra, kjo kornizë buxhetore ka shumë mangësi që nuk korospondojnë me te dhënat që na janë ofruar ,e para vizioni I cili është paraqitur përmes komunës e mbështet në dy atributet kryesore lehtësia në komunikim dhe llogaridhënia e që janë në disharmoni me katër kriteret tjera si ,forcimi ekonomisë komunale me mundësi për të gjithë ,rritja ekonomisë përmes zhvillimit dhe rritjes se standardit në arsim ,mbështetja e sektorit te bujqësisë etj. Kur ka parasysh ndërhyrjet politike që po bënë pushteti aktual arsim dhe në sferat tjera dhe mos dhënia rëndësi sektorit të bujqësisë , pikërisht për këtë ne ,konsiderojmë se ky buxhet nuk garanton zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve lipjanas”, thuhet në njoftim nga PDK.

“z.Rrustemi më tej ka vazhduar se tatimi në prone është rritë tej mase ,po edhe shpërndarja e mjeteve në kategorinë mallra dhe shërbime besoj se edhe këtu kam lëshime me që ka një rritje jo të natyrshme. Në investime kapitale kemi një numër jashtëzakonisht të projekteve me shuma shumë të vogla që ne konsiderojmë se janë projekte elektorale si asfaltimet e rrugëve dhe ndërtimi I trotuareve kanë mangësi themelore me që nuk dihet cila rrugë cili trotuar thjesht të emërtohen me emër dhe cilat kanë qenë kriteret për rregullimin e tyre , sa qytetarë kanë përfituar në këto projekte, prandaj një formë e tillë le mundësi për manipulim ,por shpresoj se në shtator këto mangësi duhet eliminuar nga korniza buxhetore”, njofton PDK-ja Lipjan.

Sipas PDK-së, “Shpërndarja e projekteve në lokalitete ka defekte të mëdha se ka lokalitet që nuk kanë përfituar asnjë projekt nga kjo qeverisje ndërsa ka të tjera që kanë përfituar dhjetëra projekte e për të cilat ne nuk jemi kundër por kërkojmë të bëhet një ndarje me reale e projekteve nëpër fshatra. Duke pas parasysh këto mangësi tejet serioze në këtë projeksion buxhetor ne mendojmë se cilësohet si buxhet elektoralë, ka thënë mes tjerash z. Rrustemi Vërejtje rreth këtij projekt buxheti kanë dhënë edhe këshilltarët Petrit Kelmendi, Ali Stublla,Valbona Shillova, Burbuqe Ilazi etj”

“Ndërkaq, në hapësirën për pyetje ,këshilltari Enver Kozhani ka kërkua në emër të banorëve të fshatrave Kraishtë, Ribar i Madh dhe Zllakuqan të hiqen 5 pengesa të vendosura në rrugë jashtë standardeve në fshatin Hallaq i Madh”, pëfundon njoftimi PDK-së

Ndërsa pas një diskutimi të gjerë nga ana përfaqësuesve të të gjitha subjekteve politike, asambleja komunale e Lipjanit me 25 pro dhe 2 kundër ka aprovuar Kornizën afatmesme buxhetore 2017-2019.
Në prezantimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2017-2019 elaboruar nga Shkelzen Hajdini, drejtor i Drejtoratit për Buxhet dhe Financa, është bërë e ditur se buxheti komunal për vitin 2017 do të jetë 14,025,258.00 euro, për vitin 2018 do të jetë 14, 171,071.00 euro dhe për vitin 2019 do te jetë 14,437,366.00 euro.
Në këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë, se kjo kornizë buxhetore është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese. Ai po ashtu ka përmendur projekte që do të ralizohen në qytetin e Lipjanit dhe në fshatrat përreth, duke theksuar që nuk është përjashtuar asnjë fshat dhe se nuk mungon vullneti dhe gadishmëria për të investuar në çdo lokalitet dhe çdo lagje por aq sa e lejojnë mundësitë financiare.

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...