Ne e kuptojmë panikun që e ka kapluar këtë pushtet dhe frikën nga krimi në të cilin janë zhytur, por ama, kjo nuk e justifikon këtë sharlatanizëm politik të pushtetit, edhe në komunikim publik.
Kështu thuhet në komunikatën e PDK-së, dega në Gjilan.
Sipas kësaj partie, për dallim nga gjuha e paskrupullt e pushtetmbajtësve, PDK Dega në Gjilan, mbështetet ne fakte të pakontestueshme gjë që e bënë komunikimin tonë më publikun, të një niveli të kulturuar dhe me kredibilitet të lartë,
Se ne kemi të drejtë në atë që e kemi deklaruar, e pohon edhe vetë përfaqësuesi i “MoserGroup”, Senad Ramaj, në deklaratën e tij publike, ku pranon se kanë bërë punësime dhe favorizime për njerëzit kyç te pushtetit tuaj, e që kjo ju ngarkon direkt me keqmenaxhim bashkë me partnerin privat që i keni bërë Kompanisë Eco-Higjiena, qe 3 vite.
“Por, për hir të opinionit publik ne ua sjellim edhe faktet për involvimet e zyrtarëve të saj në punësime dhe interesa biznesore (siç e potencuam në komunikatën paraprake), të znj. Velentina Bunjkau, kryesuese e KK Gjilan, z. Avdyl Aliu, shef i GK të LDK në KK, që e kemi denoncuar për shkatërrimin e Mullirit elektrik në qendër të qytetit, si njërin nga asetet kryesore të qyteti. Z. Aliu, në kontratën për qiranë me Eco-Higjienën, është treguar më i kujdesshëm dhe ka bërë kontratën në emër të vllaut tij; pastaj, Alban Qerimi, nomenklaturë e LDK-së, menaxher i ATK-së, punësimin e dhëndrit të tij për favore në ATK, e deri tek Ismajl Jonuzi me punësimin e mbesës së tij, për favore në Gjykatë”, thekson PDK.
Por, edhe më skandaloze nga ana e qeverisë komunale, është paralajmërimi për shkëputje të kontratës për 17 punëtorë të EcoHigjienës.
Përgatitjen e listës nga strukturat e z. Lutfi Haziri, duke i njoftuar, së bashku me partnerin privat, 17 puntorë për ndërprerje të Kontratave të punës, nga 1 Janari 2017. Sigurisht se edhe këtë spastrim e bëjnë për punësime militantësh dhe familjarësh të tyre. Këtë pohim e bënë edhe më të arsyeshëm, tentimi për të dërguar një zyrtari të lartë të LDK-së, z. Jasmin Abdyli në postin e Kryeshefit të kësaj kompanie, edhepse i njëjti ishte suspenduar nga bordi i drejtorëve kohë më parë. Ky pazar politik po bëhet në dëm të këtyre 17 punëtorëve.
Padyshim, presim që prokuroria të mirret dhe të shikohen veprimet e këtyre zyrtarëve në keq-qeverisjen dhe keqpërdorimin e pushtetit, thuhet në fund të njoftimit të PDK-së, dega në Gjilan. /Lajmi.net/



