PDK: DKA në Lipjan shkelë kriteret për pranimin e drejtorëve, Hasani, “Deklaratë fëmijesh e pa bazuar në fakte”

PUBLIKUAR

PDK-ja në Lipjan ka akuzuar Drejtoratin e Arsimit se ka shkelur ligjin që ka gjatë zgjedhjes së drejtorëve të shkollave. Bëhet fjalë për drejtorin e shkollës sh.f.m.u ‘’Nezë Bujani’’ në Bujan.

“Degradimi, shkatërrimi dhe politizimi i sistemit arsimor në komunën e Lipjanit po ndodh në vazhdimësi në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave. Deri më tani DKA- Lipjan, ka zgjedhur drejtor duke shkelur Ligjin për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/1-12, Ligjin e arsimit në Komunat e Republikës së Kosovës 03/L-068 dhe UA- 8/2014 të datës: 25.02.2014 “Procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues”.

Paramendoni dje certifikohet në Udhëheqësi arsimore drejtori i zgjedhur në sh.f.m.u ‘’Nezë Bujani’’ në Bujan z. Astrit Buja duke shpenzuar para në Gjilan për ti plotësuar ambiciet e pushtetit aktual në Lipjan. Sipas kritereve nga MASHT për tu zgjedhur drejtor shkolle, kandidati duhet të ketë të përfunduar një program të akredituar për Udhëheqje në arsim, gjë që kandidati i pranuar nga DKA kur është intervistuar për vendin e punës drejtor shkolle nuk e ka pas certifikatën për program të akredituar për udhëheqje arsimore”, thuhet në komunikatë nga PDK.

Përderisa ish drejtori e ka pas certifikatën e trajnimit të kryer dhe masterin për udhëheqje arsimore pran fakultetit te edukimit dhe 8 vite përvojë menagjuese drejtor shkolle, njofton sektori për Arsim në PDK,në Lipjan

LipjaniNews ka kontaktuar Drejtorin e DKA-së në Lipjan, Rasim Hasani ku ai ka mohuar këto akuza siç i ka quajtur deklaratë fëmijësh.

“Deklaratë fëmijesh e pa bazuar në fakte. Z. Astrit Buja i ka plotësuar të gjitha kushtet e konkursit dhe në këtë rast janë përfillur të gjitha kriteret ligjore për pozitën e drejtorit.”, tha Hasnai, për LipjaniNews.ocm

“Një foto e trajnimit për udheheqësi arsimore e z. Astrit Buja për të cilën kalamajtë e pdk-së gënjejnë se nuk e ka”, phon Hasani/LipjaniNews.com/foot2 foto21

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...