PDK-dega në Lipjan viziton nëndegët në Smallushë dhe Bujari

PUBLIKUAR

PDK –nis takimet me strukturat e saj dhe qytetarët për Program të Ri Elektoral dhe Zhvillimor

Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës ,dega në Lipjan ,Z.Shukri Buja,i shoqëruar nga nënkryetari për çështje organizative Lulzim Rrustemi,Hyzer Rizani ,kryetar I RDK-së ,Nazmi Krasnniqi ,nënkryetar për organizim të sektorëve ,sot kanë mbajtur takime me anëtarët ,simpatizantët dhe qytetarët e fshatrave Smallushë dhe Bujari.

Agjenda e PDK-se për mbajtjen e këtyre takimeve me strukturat tona në të gjitha fshatrat e komunës sonë është që për së afërmi të njihemi përmes qytetarëve për gjendjen aktuale zhvillimore ,dhe realizimin e projekteve për mirëqenie sociale të premtuara nga qeverisja aktuale ,tha Luzim Rustemi. Ai më tej shtoi se njëkohësisht do të bëjmë edhe matjen e realizimit të projekteve kapitale të infrastrukturës për secilin fshat nga mandati i qeverisje së PDK-së,dhe njëkohësisht të marrim nga qytetarët synimet për realizimin projekteve kryesore për Programin tonë Elektoral për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Ndërkaq Kryetari Buja,është shprehur se unë kam ardhur që të dëgjojë nga ju për interesat e juaja zhvillimore sa i përket realizimit të infrastrukturës në fshatrat tuaja dhe propozimet e juaja për projekte te caktuara ti marrim dhe ti inkorporojmë për një program zhvillimor katër vjeçar, por për ta realizuar këtë program duhet vullneti, mbështetja, përkrahja e juaj. Pra, ju të nderuar qytetarë mundeni me i tregu kësaj qeverisje për dështimet e saj, e përmes votës suaj me i tregu vendin që meriton, e me i kthye pushtetin Partisë së vlerave, Partisë Demokratike ,për një qeverisje të re e cila sjellë investime. Ju e dini se çfarë investime kemi bërë gjatë mandatit të kaluar qeverisës të PDK-së, ku me prioritetet tona asnjë fshat në komunën e Lipjanit nuk ka mbetur pa përfituar projekte të caktuara, si në ndërtim të shkollave, ambulancave shëndetësore, asfaltim të rrugëve, ndërtim të kanalizimit dhe ujësjellësit, investime në kulturë, sport, programe bujqësore, mirëqenie sociale, me ç’rast kemi bërë investime në shumë prej 65 milion euro. Nëse analizojmë investimet që ka bërë ky pushtet shihet se nuk ka bërë asnjë investim në ndërtimin e ambulancave shëndetësore, ujësjellësve, në ndërtimin e shkollave etj, shkruan PDK.

Ka thënë mes tjerash z. Buja. Ndërsa qytetarët e Smallushës falënderuan kryetarin Buja që gjatë mandatit të tij qeverisës ky fshat ka përfituar projekte si në asfaltimin e rrugës, kanalizim, ujësjellës, rrethojën e shkollës, shtëpinë e shëndetit etj. Gjithashtu edhe qytetarët e Bujarisë ishin të kënaqur me realizimin e projekteve si: rregullimi i rrjetit elektrik, asfaltimi i rrugës, ndërtimi i kanalizimit dhe ujësjellësit si dhe projekti i ndërtimit të Shkollës.

18057084_1880896295498954_728164452837839216_n

SHIKO MË SHUMË

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...