PDK- dega në Lipjan, uron qytetarët me rastin e 12 qershorit Ditës së çlirimit

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ,dega në Lipjan, Shukri Buja ,sëbashku me strukturat e Gruas Demokratike dhe të Rinisë ,ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e 12 Qershorit Ditës së çlirimit të Komunës së Lipjanit.

Përpjekjet shekullore të popullit tonë për liri dhe shteformim , gjeneratë pas gjenerate ishin të pa ndashme ,vuajtjet,persekutimet ,sakrifica,burgosjet ,padyshim se u bënë vetëdijesim për fillimin e rezistencës dhe luftës sonë çlirimtare nën udhëheqjen e të lavdishmes Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Në organizim e rezistencës përfundimtare për çlirim edhe shumë fshatra dhe vendbanime të komunës sonë dhanë kontribut të veçantë , duke u bërë strehë e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, në fshatin Kleçkë të komunës sonë aty ku edhe pushojnë sot dhe prehen të çetë shumica e dëshmorëve tanë të rënë për liri .
Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetarë lipjanas ,duke ju uruar 12 qershorin Ditën e çlirimit të Lipjanit, uroj ecje drejt zhvillimit, forcimit dhe përparim të shtetit tonë në përgjithësi dhe të komunës sonë .Nderim dhe respekt për familjarët e dëshmorëve, lavdi të rënëve për liri, thuhet në urim nga PDK-ja./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...