PDK-Dega në Lipjan, nderon dëshmorët e kombit (FOTO)

PUBLIKUAR

Kryesia e Partisë Demokratike dhe e Rinisë Demokratike të Kosovës ,Dega- në Lipjan ,të mërkurën , me rastin e 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit,ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule të freskëta tek varrezat e dëshmorëve ,në Kompleksin Memorial, në fshatin Kleçkë.

13445808_1735051200083465_4500665566914066415_n
Lavdi dhe respekt përjetësisht për dëshmorët e Kombit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e vendit dhe të Atdheut , respekt për të gjallët, për familjet e dëshmorëve dhe të martirëve të kombit ,nderim për invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

13407250_1735051193416799_6117705799636820009_n

Homazhet dhe vendosja e buqetave të luleve tek varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, për të nderuar dhe për t’u gjunjëzuar përjetësisht para gjakut të derdhur për liri dhe veprës së tyre heroike njëkohësisht nënkupton punë dhe angazhim të përbashkët e të përditshëm në ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme për veprën dhe gjakun e dëshmorëve të rënë për liri !.

13417445_1735051183416800_4157901685812185925_n

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...