PDK-AAK-PSDK bëjmë apel të thirret mbledhja e jashtëzakonshme

PUBLIKUAR

PDK-AAK-PSDK kanë bërë apel që të thirret mbledhja e jashtëzakonshe për votë besimin e kryesueses në Kuvendit Komunal në Lipjan.

PDK-AAK-PSDK përmes një komunikate thojnë se si rezultat i kësaj këmbëngulje të Kryesueses e cila tashmë është vetëm kryesuese e LDK-së sepse shumica në Kuvend janë kundër saj, shumë procese janë ndërprerë vetëm për teket e tyre dhe në të njejtën kohë Kryetari i Komunës z. Imri Ahmeti

“Opinioni Lipjanas janë në dijeni të zhvillimeve të fundit në Kuvendin Komunal të Lipjanit. Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti nëpërmjet kryesueses znj, Vlora Limani Hajnuni, në mënyrë të dhunshme përpiqen të mbajnë nën kontrollin e tyre punën e Kuvendit Komunal, edhe në mungesë të shumicës e cila shumicë është PDK-AAK-PSDK. Kryesuesja e Kuvendit nën direktivat e kryetarit z. Ahmeti shpërfill në mënyrë jo-ligjore dhe shumë arrogante rekomandimet e dhëna nga MAPL e cila decizivisht ka obliguar Kryesuesen që të thërras mbledhjen e jashtëzakonshme konform kërkesës së shumicës asambleiste në Kuvend. Si rezultat i kësaj këmbëngulje të Kryesueses e cila tashmë është vetëm kryesuese e LDK-së sepse shumica në Kuvend janë kundër saj, shumë procese janë ndërprerë vetëm për teket e tyre dhe në të njejtën kohë Kryetari i Komunës z. Imri Ahmeti po mundohet t’u hedhë hi syve të qytetarëve Lipjanas me propagandimin se Opozita po bllokon proceset komunale”, thuhet në komunikatë.

“Ne si grupe asambleiste të subjekteve PDK-AAK-PSDK, bëjmë apel që mbledhja e jashtëzakonshme e cila është thirrur me kërkesën e shumicës në Kuvendin Komunal të Lipjanit të zbatohet sa më shpejtë në të kundërtën jemi të detyruar të marrim hapa të tjerë në bazë të ligjit”, thuhet tutje./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...