Pavarësisht se qëndroi për 28 vite në garazh, Jaguar XJ 220 shitet për 460.000 funte – ka vetëm 613 kilometra të kaluara

PUBLIKUAR

Një veturë e tipit Jaguar XJ 220 që pothuajse nuk është vozitur fare nga dy pronarët që e ruajtën për 28 vite në mënyrën më të mirë të mundshme, është shitur me një çmim rekord gjatë vikendit.

Një koleksionues i veturave pagoi 460.000 funte për veturën që në tërë botën janë shpërndarë vetëm 275 sosh, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht viteve, Jaguari shumë pak ka lëvizur rrugëve të Britanisë së Madhe dhe ishte ruajtur aq mirë sikur kur kishte dalë nga shiriti prodhues i fabrikës, ku ka vetëm 613 kilometra të kaluara.

Shuma që u pagua për veturën po konsiderohet si një shumë rekord për një veturë si XJ 220. Jaguar u soll në sallonin e shtëpisë së ankandeve, dhe fillimisht u prezantua para blerësve potencial me një çmim prej 300.000 funteve.

Në fund e mori në pronësi një koleksionues i veturave që nuk hezitoi të paguaj 460.000 funte. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...