Pavarësisht që u prodhua në vitin 1965, Toyota Coupe 2000GT pritet të shitet për afro një milion dollarë

PUBLIKUAR

Në shtëpinë amerikane të ankandeve Bring A Trailer, vlerësojnë që pronari i ri për një veturë sportive të ruajtur mirë nga Toyota – përkatësisht modelin 2000GT, duhet të ndajë hiq më pak se rreth një milion dollarë.

Toyota Coupe 2000 GT, padyshim që futet në kategorinë e veturave më të mira sportive që janë prezantuar dhe prodhuar në Japoni. Ajo është në gjendje tejet të mirë pavarësisht që u prodhua në vitin 1965, pas një bashkëpunimi mes Toyota dhe Yamaha, transmeton Telegrafi.

Si e quajnë shpesh “Jaguari japonez E-Type”, nga shiriti i fabrikës kishin dalë vetëm 351 njësi. E prej tyre vetëm 109 njësi kanë pasur timon në anën e majtë, e një prej tyre është shfaqur në ankand në SHBA.

Veturën e vë në lëvizje motori me 2.0 litra me 6 cilindra që prodhon 150 kuaj-fuqi, mjaftueshëm që të arrijë shpejtësinë maksimale prej 217 kilometra në orë.

E për bartjen e fuqisë motorike në rrotat e pasme, është montuar ndërruesi me 5 shpejtësi kurse GT2000 ishte ndër veturat e rralla që gjatë viteve të 60-ta lavdërohej me disqet e frenave.

Kjo veturë shumicën e kohës ka qëndruar në një muze në Japoni dhe ka vetëm 20.000 kilometra të kaluara. Fakti që ka mbetur vetura e vetme e këtij lloji që ka timonin në anën e majtë, ekspertët konsiderojnë se do të shitet për 900.000 dollarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...