Patenta misterioze që besohet që i përket Audi SQ3 (Foto)

PUBLIKUAR

Duket shumë më agresiv, se sa Q3 që u lansua gjatë muajit të kaluar

Gjatë muajit të kaluar, Audi e ka shfaqur një Q3 tërësisht të ri, por pa kaluar shumë kohë, është siguruar një patentë misterioze, që e tregon një version të ri të crossoverit luksoz, transmeton Telegrafi.

Dokumentet që janë patentuar nga autoritetet evropiane të patentës, tregojnë një makinë më agresive, që ka të drejtë shfrytëzimi deri në pesë vite.

Për dallim prej standardit Q3, modeli i ri ka linja shumë më të theksuara. Pjesët për hyrjen e ajrit janë shumë më të mëdha, përfshirë edhe grillin gjigant që është vënë pak më poshtë.

Ndryshimet që po i shohim, duket se janë pikërisht të modelit SQ3 që pritet ta shohim në fillimin e vitit që vjen.

Krahasuar me imazhet e shkrepura prej spiunëve, që e tregojnë teksa testohej në rrugë, tregojnë për ngjashmërinë e madhe që ka me skicën e patentës. Pjesët anësore janë shumë më të theksuara, ndërsa rrotat më të mëdha, e kanë pjesën e sipërme shumë më të ngritur.

Në anën e pasme, nuk ka shumë ndryshime dhe mungon sistemi për nxjerrjen e gazrave, duke mos treguar për këtë element shumë të rëndësishëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...