Po ju tregojmë disa këshilla se si te pastroni lëkurën e fytyrës dhe te rigjeni një ekuilibër hidrolipidik qe ju lejon te zgjoheni ne mëngjes me një fytyre te bukur qe shkëlqen.
1- Beauty rutine
Bëhet fjalë për një gjest te përditshëm bukurie, nga e cila asnjë femër nuk duhet te heq dorë, jo vetëm për të qenë perfekte por edhe për tu ndier mirë.
2- Eksfolioni
Të eliminoni qelizat e vdekura nga fytyra është shumë e rëndësishme për pastrimin e lëkurës.
3- Masazhe faciale
Lejojnë për të stërvitur tensionin ne muskujt e fytyrës. Bëjini me lëvizje rrethuese, përqendrohuni ne zonën e tëmthave, te mjekër dhe te ballit.
4- Aplikim korrekt i produkteve
Qe të jenë me të vërtet shume efikase nuk nevojitet kurrë ti aplikoni nga lartë poshtë por duke i përdorur me lëvizje rrethuese.
5- Relaks
Dedikojuni pak kohë vetës tuaj dhe qetësimit. Mos harroni se stresi tenton t’u bëjë lëkurën lehtësisht te irritueshme.
6- Ndryshoni produktet sezonale
Mos harroni që sipas sezonit, ndryshojnë edhe kozmetiket për pastrimin e fytyrës . Zgjidhni një krem shume hidratues për ne dimër sepse klima tenton ta bëj atë te thatë dhe preferoni formula më të lehta në verë.
7- Fondotinta
Zgjidheni me kujdes. Fondotinta pa silikon redukton rrezikun e irritimit dhe te puçrrave sepse e lë lëkurën të lirë për të marrë frymë.
8- Gjumi
Përpiquni të flini tetë orë, në mënyrë për të pasur një lëkurë te freskët dhe te qetësuar.
9- Produkte te reja
Nëse keni blerë një produkt te ri, përdoreni vetëm ne një zonë të vogël të fytyrës si test. Nëse provokon irritim, atëherë me siguri është kozmetiku përgjegjës.
10- Maska te bëra ne shtëpi
Për të pastruar lëkurën e fytyrës aleat shumë efikas janë edhe maskat të bëra ne shtëpi. Përgatitni një maskë me baze kosin, papaja të grirë dhe pak qumësht. Përgatiteni për gjithë javën, vendoseni në fytyrë dhe lëreni në qetësi për 10 minuta me pas shpëlajeni me ujë te vakët.




