Pastinaku – I provuar si afrodiziak, mbron zemrën dhe mëlçinë, por ul edhe presionin e gjakut

PUBLIKUAR

Nëse jeni duke gatuar supë ose çorbë, sigurohuni që në to ketë gjithmonë pastinak

Kjo bimë dyvjeçare është shumë e vlefshme, por e përdorur në mënyrë të pamjaftueshme, transmeton Telegrafi.

Kjo perime ngjyrë të bardhemët është shumë e dobishme për shëndetin.  E pasur me vajra eterike, minerale, fibra dhe vitamina të tilla si B, C, edhepse ngatërrohet shpesh me majdanozin, është krejt e ndryshme dhe ka një numër të vetive të dobishme.

Konsumimi i saj është i rëndësishëm për mbrojtjen e funksionimit të duhur të sistemit nervor, meqenëse përmban sasi të mëdha të vitaminës B3.

Pastinaku (Pastinaca sativa) ka veprim të fuqishëm antireumatik dhe antitoksik. Hap apetitin, ndërsa për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, ndihmon punën e zorrëve dhe ndikon pozitivisht në tretje.

Për shkak se stimulon urinimin, përdoret gjithashtu për të trajtuar gurët në veshka. Ai gjithashtu përmban substancën aktive – pastinacinë, e cila vepron kundër ngërçeve dhe zgjeron enët e gjakut, gjë që ul presionin e gjakut.

Pastinaku është është një nga burimet më të mira bimore të kaliumit, një agjent i mirë parandalues ​​për sëmundjet kardiovaskulare dhe mbron shëndetin e mushkërive, mëlçisë dhe veshkave.

Kjo rrënjë mjekuese është jashtëzakonisht e pasur me minerale. Është e pasur me magnez, bakër, squfur, hekur dhe ka fare pak natrium, kështu që është një nga ushqimet e vlefshme dietike.

Në mjekësinë popullore, pastinaku klasifikohet si perime që ka veti afrodiziake.

Më së shumti përdoret rrënja, e cila shtohet në supa dhe gjellëra të ziera në të njëjtën mënyrë si karota, ndërsa gjethet mund të përdoren ashtu si edhe gjethet e majdanozit.

Mbajeni në frigorifer në një qese plastike nga e cila më parë keni hequr ajrin.

Recetë:

Grijeni pastinakun, pastaj hidhni dy lugë me dy gota ujë të vluar. Mbuloni dhe pas 20 minutash- kullojeni. Pihet tri herë në ditë për 20 ditë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...