Pasiguria e Laportas, Koeman apo Xavi?

PUBLIKUAR

Humbja e Barcelonës ndaj Celta Vigos, që bëri që katalonasit të humbnin shpresat për ta fituar La Ligën, ka zemëruar shumë presidentin Joan Laporta dhe bordin drejtues të klubit.

Laporta ka dyshim për aftësinë e Koemanit për ta udhëhequr projektin dhe nuk është i sigurt që do të jetë në stol për edicionin e ardhshëm, përcjell Gazeta Express.

Laporta po e konsideron shkarkimin e Koemanit, por është e vështirë të gjendet një zëvendësues i menjëhershëm, e gjithashtu situata komplikohet edhe më shumë për shkak të krizës financiare në klub.

Midis krejt kësaj pasigurie, Xavi Hernandez arriti në Barcelonë të hënën, ndërsa ai është një nga emrat që përmenden për stolin e katalonasve.

Arsyetimi i Xavit për vizitën në Barcelonë është për shkak të pushimeve. Presidenti dhe trajneri, Ronald Koeman do të takohen pas ndeshjes me Eibarin dhe do të mirret një vendim. Holandezi ka ende një vit kontratë.

Laporta nuk është i lumtur me rezultatet e Barcelonës, por është i vetëdijshëm që shkarkimi i Koemanit do të dërgonte klubin në vështirësi edhe më të mëdha, shto këtu edhe pagesën që duhet t’ia bëjnë ish-futbollistit të tyre në rast të shkarkimit.

Koeman po konsiderohet si dështim në klub, ngjashëm me projektet e Quique Setien dhe Ernesto Valverde, por holandezi e ka ADN-në e Barcelonës.

Xavi është në krye të listës së Laportas për ta zëvendësuar Koemanin, edhe pse ka dyshime për aftësitë e tij për ta udhëhequr dhomën e zhveshjes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...