Pasardhësi i Aventador do të jetë hibrid (Foto)

PUBLIKUAR

Zëvendësi i Aventadorit, do të rrisë numrin e Lamborghinive të elektrifikuar

Zyrtarë nga Lamborghini, konfirmuan se Aventador i ri, do të jetë pjesërisht elektrik, transmeton Telegrafi.

Gjatë një konference shtypi në Goodwood Festival od Speed, zyrtari i lartë i kompanisë Stefano Domenicali ka bërë të ditur se kjo makinë do ta ketë edhe më tutje motorin V12, por se e ka edhe pjesën elektrike.

“Vendimi është marrë dhe kjo pritet të na bëjë, shumë më ndryshe se të tjerët” ka thënë Domenicali. Pos Aventador, të njëjtin fat pritet ta ketë edhe Huracan, që do të mbajë motorin V10, ndërsa do t’i shtohen edhe përbërësit elektrik. Mirëpo, e para veturë që do të bëhet hibride, është Urus i ri, që pritet të arrijë në fund të kësaj dekade.

Burimet anonime bëjnë të ditur se Urus do ta ketë sistemin e njëjtë, sikur Porsche Panamera Turbo S E-Hybrid, që shfrytëzon dy motorë elektrikë, krahas atij me 4.0-litra që prodhon 671 kuajfuqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...