Pas vrasjes në Lipjan, Myzejene Selmani “Vrasjet në kazino, mesazh pasigurie tek qytetarët”

PUBLIKUAR

Vrasja që ndodhi sonte në një kazino në Lipjan, ka bërë që të reagojnë jo vetëm qytetarët, por edhe politikanët e vendit.

Myzejene Selmani, këshilltare në MPB përmes rrjetit të saj social Facebook, ka thënë se kazinot po shëndrrohen në vend egzekutimi, duke thënë se duhet të ngritet një grup punues për vlerësimin e rrezikut nacional .

 

 

Ky është postimi saj i plotë:

Brenda harkut kohor një javor statistikat e zeza të policisë janë ngritur në dy raste vrasje, tash së fundi në Lypjan dhe ate në kazino. Motivet që quan në këto vrasje ende nuk dihen. Megjithatë këto raste po përqojnë një mesazh pasigurie tek qytetarët. Kazinot aty ku kërkohet fati kanë filluar të shëndrohen vende egzekutimi. Në vend të ngritjes së fabrikave, për të ulur numrin e papunësisë dhe shkallën e varfërisë, kazinot dhe bastoret janë bërë fati popullit. Cështja e kazinove disa herë është shtruar në kuvend, por asnjëher nuk ka marrë një epilog të dëshiruar. Këto vrasje duhet të shërbejnë si një alarm për rishqyrtim të Ligjit për lojërat e fatit. Është koha të ngritet një grup punues qeveritar për hartimin e vlerësimit kombëtar të rrezikut jo vetëm nga malverzimet financiare që mund të bëhen por edhe parandalimin e vrasjeve.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...