Pas tërmeteve, përmbytet Italia (Video)

PUBLIKUAR

Moti i keq ka paralizuar veri-perëndimin e Italisë me shira të rrëmbyeshëm, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa zona.

Rajonet më të prekura janë Liguria dhe Piemonte, por rreziku mbetet i lartë edhe në Toskanë e Lombardi.

Autoritetet e emergjencave civile në Liguria kanë vendosur nivelin 12 të alarmit, shkalla maksimale sa i përket katastrofave natyrore.

Në provincën e Cuneo-s, lumi është fryrë dhe është në prag të daljes nga shtrati. Kjo foto vjen pikërisht nga Cuneo, ku një automjet është përpirë nga një gropë e hapur anës rrugës.

LEXO:  Lamtumirë Kallash, Italia do t’i dhurojë ushtrisë shqiptare 5 mijë “Beretta”

Kryebashkiaku i qytezës paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë brenda dhe bëri thirrje për ndihmë nga qeveria. Urat, shkollat, fabrikat dhe linjat hekurudhore janë mbyllur.

Sipas parashikimeve meteorologjike shirat nuk priten të pushojnë dhe situata po përkeqësohet duke rrezikuar përmbytje masive. /tvklan/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...