Pas takimeve të gjata të Kurtit, Gërvalla: Normalizimi vetëm me zgjidhje të drejta, jo duke akomoduar kriminelët

PUBLIKUAR

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi nuk është arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Gërvalla ka thënë se “Kosova është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo mund të arrihet në mënyrë të qëndrueshme vetëm me zgjidhje të drejta dhe të drejta, me njohjen reciproke në qendër. Asnjëherë me qetësimin e ngatërrestarëve dhe kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor”, ka thënë ajo.

Gjatë tërë ditës ka pasur dialog në Bruksel, ku nuk kishte rezultat.

Josep Borrell, Shef i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri e ka akuzuar Kosovën “për mos respekt”.

Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Borrell nuk e ka respektuar as zotimin e tij për planin franko-gjermna. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...