Pas shumë kohësh, Unikkatil rikthehet me një bashkëpunim

PUBLIKUAR

Reperi, Viktor Paloka, i njohur me nofkën “Unikkatil”, që shumë vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Express.

Reperi është shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe se ai poston shumë rrallë në rrjetet e tij sociale.

Kohë më parë ai kishte publikuar disa bashkëpunime me njërin nga anëtaret e grupit “The Bloody Alboz” – TBA, në të cilin njëhershmit është edhe lider i grupit.

Klepo ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, kur ka performuar me Unikkatilin në stadium me këngën “Kuq e Zi”, duke aluduar në një bashkëpunim të radhës.

“Është koha për të hedhur një bombë, Unikkatil”, shkroi në përshkrimin e postimit.

Ndryshe, reperi Unikkatil ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, madje postimi i tij i fundit në rrjetin social “Instagram” është më 21 prill të vitit 2020, duke thënë se po mendonte të publikonte ndonjë këngë gjatë karantinës./Express/

SHIKO MË SHUMË

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...