Pas reshjeve të borës, Komuna e Drenasit u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme

PUBLIKUAR

Komuna e Drenasit, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se pas reshjeve të shiut dhe të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme në këtë komunë, raporton Gazeta Express.

Mirëpo, kjo komunë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Ekipet e nevojshme kanë dalur në teren dhe po e kryejnë punën e tyre me largimin e borës dhe vendosjen e krypës që nga orët e hershme të mëngjesit, duke mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëve”, është thënë nga Komuna e Drenasit.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për qytetarë

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ju njoftojmë se pas të reshurave të shiut e borës të gjitha rrugët janë të kalueshme, pa vështirësi të mëdha, por kërkojmë nga ana juaj të keni kujdes në ngasje dhe të shmangni daljet e panevojshme.

Ekipet e nevojshme kanë dalur në teren dhe po e kryejnë punën e tyre me largimin e borës dhe vendosjen e krypës që nga orët e hershme të mëngjesit, duke mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëve.

Ndërsa rrugët regjionale, sikur ajo Komoran- Drenas- Skenderaj dhe të gjitha rrugët tjera regjionale e ato rajonale, mirëmbajtja e tyre është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...