Pas Piques dhe Robertos, lëndohet edhe Dembele

PUBLIKUAR

Ousmane Dembele i është bashkuar Gerard Piques dhe Sergi Robertos në listën e të lënduarve në skuadrën e Barcelonës gjatë fundjavës. Anësori francez është ankuar për dhimbje krahu pas humbjes kundër Atletico Madridit të shtunën.

Dembele e lëndoi krahun pas një rrëzimi në pjesën e parë, edhe pse e vazhdoi lojën. Ai kërkoi ndihmë mjekësore pas një dueli me Tannuck Carrasco, por Ronald Koeman vendosi ta mbante në fushë, transmeton Gazeta Express.

Shkalla e lëndimit të tij pritet të mësohet sot pas testeve që iu nënshtrua ai të dielën.

Barcelona ende nuk ka dalë me raport për gjendjen e tij, edhe pse dje njoftoi për lëndimet e rënda të Pique dhe Roberto.

Duke qenë se Dembele ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen të shtunën, ka shpresa se lëndimi i tij nuk është serioz.

Ai, megjithatë, mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Barcelonës, të martën kundër Dynamo Kyiv në Ligën e Kampionëve.

Sulmit të Barcelonës i mungon edhe Ansu Fati për shkak të një lëndimi.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...