Pas Nju Jorkut, Thaçi e Mustafa te Jahjaga

PUBLIKUAR

Pas Nju Jorkut, Thaçi e Mustafa te Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga pritet të jetë sërish nikoqire e një takimi ndërmjet liderëve të PDK-së dhe LDK-së, posa kryeministri në largim Hashim Thaçi të kthehet nga Nju Jorku.

Në atë takim, burime të gazetës Tribuna, thonë se do të diskutohet për pozicionet kryesore që do të ndahen ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, ku do të dëgjohet edhe qëndrimi final i presidentes Jahjaga rreth synimeve të PDK-së për të marrë postin e presidentit të shtetit.

Nënshkrimi i marrëveshjes PDK-LDK për bashkëqeverisje dhe ndarje të posteve do të duhej të nënshkruhej para seancës së 8 dhjetorit. Në të kundërtën, sërish procesi do të rrezikohej dhe gjithçka mund të kthehet në pikën zero.

Deklarata parimore e nënshkruar ndërmjet Hashim Thaçit e Isa Mustafës tregon zotimin dhe gatishmërinë për bashkëqeverisje, por jo edhe ndarjen e posteve kryesore, ku përfshihen ai i kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe madje ai i presidentit, ndonëse Jahjaga ka mandat deri në mesin e vitit 2016.

Në procesin aktual të formimit të institucioneve, PDK aktualisht ka një pozicion më të mirë sesa në periudhën e pas 10 qershorit, kur ish-Blloku LVAN e kishte bojkotuar atë duke e lënë pa asnjë parti partnere në përbërjen e re të Kuvendit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...